“Më drejtuan armën”, Pogba rrëfen momentet e tmerrit

“Le Monde” ka publikuar fragmente nga deklarata e Paul Pogba në policinë franceze, ku mesfushori i Juventus rrëfeu tentativën për rrëmbim dhe zhvatje. “Më drejtuan armët, ishte e frikshme.”

Mesfushori aktualisht është nën mbrojtjen e policisë ndërsa ndodhet në Itali, pasi ai shërohet nga operacioni në gju dhe pesë persona janë akuzuar në Francë për tentativën e zhvatjes, përfshirë vëllain e tij të madh Mathias.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që ka pasur edhe një incident në terrenin stërvitor të Juventusit në Torino, fokusi kryesor i hetimit është mbrëmja e 19 marsit 2022 në Paris.

Sipas deklaratës së tij, teksa po kthehej në hotelin e tij së bashku me një shok fëmijërie të quajtur Boubacar C, miq të tjerë të njohur si Adama C, vëllezërit Roushdane dhe Machikour K, e çuan Pogban në një apartament në Chanteloup-en-Brie.

Këtu ata e detyruan Pogban të fikte telefonin e tij dhe pak çaste më vonë dy burra hynë me kapuç dhe jelek antiplumb.

Në këtë pikë, Roushdane ‘ftoi’ Pogba-n t’u paguante atyre 13 milion €, përfshirë 3 milion € në para, për ‘mbrojtjen’ që do të merrte në të ardhmen.

“Ishte e frikshme,” citohet të ketë thënë Pogba.

“Të dy më drejtuan armët. Duke u kërcënuar kështu, u thashë se do të paguaja, por ata filluan të bërtasin: ‘Hesht, mbaj sytë ulur’.

“Një nga dy personat me kapuç i pëshpëriti në vesh Roushdane. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”./ h.ll/albeu.com


Shtuar më 20.09.2022 20:25

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş