Rikthehet në Itali pas 11 vitesh, këto janë fjalët e para të Mourinhos si trajner i Romës

Jose Mourinho nuk qëndroi për shumë kohë i papunë. I shkarkuar dy javë më parë nga drejtimi i Tottenham, tekniku portugez do të kthehet në krye të një skuadre. Kështu, Mourinho kthehet në Itali pas 11 vitesh, duke zënë vendin e bashkombasit të tij, Paul Fonseca në krye të Romës, duke filluar nga sezoni 2021-2022.

Portugezi në profilin e tij ‘Instagram’ ka publikuar postimin e tij të parë si trajner, një klub me të cilin ai ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare .

“Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyer dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre.

Pasi diskutova me pronarët dhe me Tiago Pinto, menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo shtytje janë të njëjtat që gjithmonë më kanë motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese në vitet që vijnë. Pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën dhe mezi pres të filloj nga sezoni i ardhshëm. Në të njëjtën kohë, unë i uroj Paulo Fonseca fatin më të mbarë dhe i kërkoj mediave të kuptojnë se unë do të bëj deklarata vetëm në kohën e duhur. Forca Roma!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)


Shtuar 4.05.2021 15:56