Presidenti Meta i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama duke treguar se fushata elektorale është më e nxehtë se kurrë.
Presidenti Ilir Meta ka adresuar montazhet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë për kundërshtarët e tij politikë.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta përmendi edhe foton që kreu i qeverisë kishte zgjedhur për kandidaten demokrate, Grida Duma.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se Rama e bën këtë gjë sepse urren çdo gjë të bukur që nuk ka nën kontroll.
“Deformoi portretin e Grida Dumës. E pse? Çdo gjë të bukur që nuk e ka nën kontroll e urren,”-tha Meta.