Si t’i largoni përgjithmonë milingonat nga shtëpia

Milingonat janë një ndër insektet më bezdisëse dhe shqetësuese që mund të ekzistojnë. Ato janë kudo, në të gjitha hapësirat e shtëpisë. Ju me siguri keni frikë të lini ndonjë ushqim jashtë frigoriferit, sepse ato do t’i sulen me shpejtësi.

Produktet që i eliminojnë ato kanë aromë shumë të fortë dhe mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i përdorni shpesh. Në vend se të shpenzoni para në to, përdorni këtë recetë natyrale. Është shumë efektive dhe për më tepër kushton shumë pak

Përbërësit:

3 lugë gjelle kanellë (ose nenexhik)
2 gota ujë

Udhëzime:

Hidheni kanëllën ose nenexhikun në një enë me 2 gota ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Më pas largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidheni atë në një shishe spraji.
Spërkatni të gjitha ambientet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.

 


Shtuar 10.09.2022 22:33