Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që e deklaron veten si shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.
Udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin “të pakthyeshëm” dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin, shkruan BBC.
Ligji parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të përdorur një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten.
Pavarësisht sanksioneve gjymtuese, Peniani ka kryer gjashtë teste bërthamore midis 2006 dhe 2017.
Koreja ka vazhduar të avancojë aftësitë e saj ushtarake, duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kërcënuar fqinjët e saj dhe potencialisht madje edhe për të sjellë territorin e SHBA-së brenda rrezes së goditjes.