Mëngjesin një shtetase 73-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Po ashtu është një shtetas 70-vjeçar dyshohet se është vetëvarur, teksa gjetur në sheshpushimin e banesës nga familjaret e tij.
Të dyja rastet janë regjistruar në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shemsi Haka”, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
–
Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën “Griror Silka”, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com