Skuadra Partizani nuk ka gabuar sot, duke marrë tre pikët përballë Apolonisë.
Kjo ndeshje është mbyllur në shifrat minimale 1-0, ku gjithçka u vendos nga ai gol i Jasir Asanit në minutën e 76′.
Kaq mjaftoi që mbrojtja e fierakëve të thyhej dhe Partizani të dilte me fitoren e radhës nga stadiumi.
Ndërkohë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, Partizani ngjitet në vendin e parë me 57 pikë, 1 pikë më shumë se Teuta që mban vendin e 2. /albeu.com/