Basha as nuk e mendon dorëheqjen: Nuk i njoh zgjedhjet e 25 Prillit!

Ndërkohë që kritikët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD, demokrati ka bërë një deklaratë të fortë pas mbledhjes në selinë e PD me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe.

Demokrati Lulzim Basha ka deklaruar se ai nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 Prillit.

Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha. /albeu.com/


Shtuar 3.05.2021 19:55