Publikohet videoja, si do zhvillohet mësimi nga klasa në këtë vit të ri shkollor (VIDEO)

Fëmijët janë akoma të panjohur mirë me mënyrën sesi do të qëndrohet në klasa në këtë vit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Besa Shahini e ka ilustruar përmes një videoje në rrjetet sociale.

Ministrja thotë se nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit.

“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithësecilit”, shkruan Shahini.

Rregullat e qëndrimit në klasë

-Mësuesit, distancim prej 2 metrash nga nxënësit dhe mësuesit e tjerë

-Nxënësit nëpër banka me largësi prej 1.5 metrash

-Maskat të detyrueshme

-Ndalohet ushqimi në klasë

-Dalja nga ora e mësimit vetëm në rast nevoje


Shtuar 3.09.2020 09:29