Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet i riu në Durrës

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzhet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Shtetasi J.B është banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin./albeu.com