Qindra forca policie zbarkojnë në malet e Krujës, dyshimet për 350 parcela

Prej disa ditësh forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion në zonat e malësisë së Krujës.

Forcat operacionale të Qarkut Durrës dhe nga Tirana janë duke krehur zonën e malësisë së Krujës, ku dyshohen se janë rreth 350 parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Mësohet se parcela më e vogël ka 15 bimë narkotike, ndërsa sipërfaqet e mbjella dyshohen të jenë deri në 15 hektarë, shkruan abcneës.al.

Policia është duke zhvilluar kontrolle në disa fshatra të zonave malore.

Zona e malësisë mbetet ndër me problematiket sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike, ku këtë vit janë mbjellë rreth 30% më shumë bimë se vitin e kaluar.


Shtuar 2.09.2020 07:38