Krah të dashurës joshëse, Strakosha më i dashuruar se kurrë: Zemra ime është e kyçur (FOTO LAJM)

“Zemra ime është e mbyllur”, shkruan Thomas Strakosha, i cili për detyrë ka të mbajë të mbyllur edhe portën e Lazios dhe kombëtares shqiptare.

Për jetën e tij private shumë pak gjëra janë zbuluar dhe në përgjithësi është shkruajtur për paraqitjet e tij në fushë, ofertat nga klube të ndryshme dhe për rinovimin.

Gjithsesi kjo verë ka qenë e nxehtë dhe Strakosha ka zbuluar edhe partneren e tij, modelen bukuroshe Esther Adjoa Asiédu.

Së bashku kaluan pushimet në Greqi, ndërkohë që mezi presin të bëhen sërish së bashku pas ndeshjeve të kombëtares shqiptare.


Shtuar 2.09.2020 07:33