“E treta është Argjentina me Messin”, Ancelotti zgjedh dy favoritë të Kupës së Botës

Carlo Ancelotti emëroi favoritët e tij për Kupën e Botës 2022.

“Brazili dhe Franca kanë skuadrat më të forta, pastaj, për mendimin tim, pasaj vjen Argjentina.

Skuadra e Lionel Scalonit është kthyer në nivelin më të lartë dhe gjithmonë e kanë Messin.

Një tjetër skuadër e fortë që duhet mbajtur parasysh është Spanja.

Do të shtoj edhe Anglinë dhe Gjermaninë, ku procesi i përditësimit të skuadrës është duke u zhvilluar”, tha trajneri i Real Madridit. /albeu.com/