Grabitja në shtëpinë e tij e la me dëmtim në nofull, Aubameyang rrezikon të mos transferohet te Chelsea

Situata e sulmuesit të Barcelonës, ​​Pierre-Emerick Aubameyang mund të marrë një kthesë të minutës së fundit pas lëndimit të pësuar nga sulmuesi si pasojë e grabitjes në shtëpinë e tij disa ditë më parë.

Konkretisht, siç zbuloi gazetari i “The Athletic” David Ornstein, një frakturë e nofullës që do ta lërë jashtë fushës për disa javë.

Lëndimi i papritur që do t’ia bëjë të pamundur të luajë për disa javë mund të jetë një pengesë serioze në negociatat mes FC Barcelona dhe Chelsea për transferimin e sulmuesit.

Në këto kushte kjo situatë mund të komplikojë operacionin e transferimit te Chelsea./ h.ll/albeu.com