Ditën e sotme u bë i mundur arrestimi i “Boss-it” turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.
Faruk Fatih Özer fshihej në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ai është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë.
Policia ka zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash.
Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer.
Özer është vënë në pranga në një plazh të Himarës nën shoqërinë e disa personave. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër me iniciale E.H, i cili dyshohet se ka ndihmuar Faruk Fatih Özer që të fshihej.
Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Asokohe dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës në shoqërinë e një shqiptari i cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati./albeu.com