Është rritur dhe është bërë një yll, djemtë e “West Side Family” dërgojnë vajzën e Dr. Florit në gjimnazin e të atit (FOTO LAJM)

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Dr. Flori ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vajza e madhe, Kaltrina tashmë është rritur, ka mbaruar ciklin 9-vjeçar të shkollës dhe është gati për në gjimnaz.

Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit ‘ëest Side Family’ ku ishte edhe Dr.Flori e kanë dërguar Kaltrinën në gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

Në foto vihet re se Kaltrina është rritur, është bërë një vajzë e madhe dhe mjaft bukuroshe, që babi e ka lënë në duar të sigurta./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)