“Kur të shkruan ishi”, videon e fundit ia dedikoi Mozzik? Reagon Loredana (VIDEO)

Loredana dhe Mozzik janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e publikut. Përveç se bashkëpunëtorë në muzikë, ata kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtuar Hana.

Pas publikimit të një videoje në TikTok nga Loredana dedikuar ish-it, fansat e kanë lidhur të gjithën me Mozzik.

Në videon e postuar ajo tregon se si do të reagonte në rast se do t’i shkruante ish-partneri i saj.

“Oh, dreq… Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhet në audion që shoqëron videon e Loredanës.


Fansat kanë komentuar e gjitha është një video për Mozzik.

“Mozzik left the chat(u largua nga biseda)”, “Sorry”, janë disa nga komentet e postuara në videon e saj.

Loredana ka sqaruar se kjo video nuk ka lidhje me Mozzik. “Është thjesht një trend, njerëz!” ka shkruar ajo para se të mbylleshin komentet.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

Pjesë nga intervista:

“Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a ke kontakte me të?” është pyetur këngëtarja.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më,” përgjigjet Loredana.

“Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?”

“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë,” ka përfunduar Loredana.