19.4% e popullsisë të varfër, Shqipëria me nivelin më të lartë në rajon

Sipas Bankës Botërore Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, i pasuar nga Kosova me 17.6% të popullsisë të varfër, Maqedonia e Veriut me 16.4%, dhe Mali i Zi me 15.6%. Serbia ka një nivel nën 10% të personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Niveli i varfërisë në vendin tonë kapi një të tretën e popullatës gjatë pandemisë, por përgjatë dy viteve të fundit varfëria është ulur me 9%.

Të lidhura

None found

Sipas Bankës Botërore rritja e çmimeve dhe niveli i lartë i inflacionit mund të rritin varfërinë në rajonin e Ballkanit, kur shumica e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime.

Në llogaritjet e fundit të Institutit të Statistikave, 41.6% e shpenzimeve të një familje në Shqipëri shkon për t’u ushqyer 10% për banesën, energjinë ujin dhe 6.9% për mobilim dhe veshje dhe 6.2% për transport, shkruan Euronews Albania.

Në 2019-n koeficienti GINI në Shqipëri rezultoi 30.8%, nivel që tregon se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është i lartë, por jo në nivelin mbi 40% që kanë disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Vendet me nivelin më të ulët të pabarazisë janë Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Islanda.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş