Thatësira në Teksas bën zbulimin e papritur, dalin gjurmë të dinozaurëve 113 milionë vjet më parë

Një thatësirë e madhe në Teksas ka nxjerrë në pah 140 gjurmë dinozauri në total me rreth 60 të dukshme tani. Bëhet fjalë për një dinozauri 113 milionë vjeçar.

Gjurmët parahistorike të lëna në shtratin e lumit nga një akrokantosaur i vetëm në Parkun Shtetëror të Luginës së Dinozaurëve janë disa nga më të ruajturat në botë, sipas mbikëqyrësit të parkut, Jeff Davis.

Gjurmët masive të këmbëve ishin errësuar nën ujë dhe disa shtresa sedimenti që nga viti 2000. Thatësira e fundit bëri që niveli i lumit Paluxy të bjerë ndjeshëm.

E quajtur “Lone Ranger trackway” gjurmët e ekspozuara së fundmi i përkisnin një akrokantozauri që eci atë shteg për rreth 30 metra, duke e bërë atë një nga shtigjet më të gjata të dinozaurëve në botë.

“Pra, lumi Paluxy është tharë shumë,” tha Paul Baker i Friends of Dinosaur Valley State Park, një organizatë jofitimprurëse që punon me parkun, në pamjet e gjurmëve të shpërndara në Facebook.

Acrocanthosaurus, një theropod më i njohur për gjembat e gjata në shumë prej rruazave të tij, la rreth

Vullnetarët dhe stafi i parkut punuan shpejt për të hartuar dhe monitoruar pistën e dinozaurëve përpara se gjurmët të varroseshin përsëri pranë lumit./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 15:12