Isak transferohet te Newcastle, shitja më e madhe në histori për Sociedat

Ekipi i “magjistarëve” është shumë pranë mbylljes së transferimit të sulmuesit 22-vjeçar suedez për shifrën e 70 milion eurove, sipas Diario Vasco.

Pas katër sezonesh te Real Sociedat, Isak do të nisë një aventurë të re në Premier League.

Operacioni mund të arrijë në 75 milion euro duke shtuar edhe variablat, duke u bërë kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Sociedat/

Klauzola e vendosur është 90 milion euro, por oferta e Newcastle ishte e parefuzueshme për arsye ekonomike dhe marrëveshja u mbyll pikërisht për 70 milion./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 15:10