Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega, ka folur për shpërblimet financiare që ka përfituar pas suksesit të saj të fundit, ku fitoi vendin e parë në garën 3 mijë metra me pengesa.
Teksa ka folur për News 24, ajo është shprehur se do të përfitojë në total 100 milion lekë të vjetra pas arritjes së madhe.
“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra”, u shpreh Luiza Gega.
Njëkohësisht, ajo do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë./albeu.com/