“Ndodhi aksidentalisht”, del fotografia e gruas që u vra nga burri në Mirditë (FOTO LAJM)

Ka dalë fotografia e gruas që u vra aksidentalisht në Mirëditë nga burri i saj, teksa po pastronte armën.

Bëhet fjalë për Vitore Pacuku, për të cilën policia tha se është vrarë aksidentalisht nga burri i saj me pistoletë, ndërsa familjarët thonë jo.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje në fshatin Jezull të Mirditës dhe Paulin Pacuku akuzohet se ka qëlluar me armë aksidentalisht gruan, teksa po pastronte armën, para se të shkonin në një ceremoni martesore.

54-vjeçarja, ndonëse u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të nxjerrë përfundimet lidhur më çështjen në fjalë, për të parë nëse qëndron versioni i policisë, apo versioni i familjarëve, të cilët thonë se është vrarë me dashje./albeu.com/