Shpërthehen bombla e gazit në Fier, lëndohet rëndë një person

Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Frashër të Fierit ku një bombël gazi ka shpërthyer në banesë.

Nga shpërthimi ka mbetur e lënduar shtetasja me iniciale E.T 49 vjeçe.

49-vjeçarja ndodhet në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim./albeu.com