Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Sipas burimeve për albeu.com, bëhet me dije se tre shtetas të huaj janë parë pranë Uzinës së Përpunimit të Amrëve në Gramsh, të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë.
Gjatë momentit që rusët janë afruar, ka patur një përplasje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre shtetasve rusë, ku këta të fundit i kanë sulmuar bashkëkombasit tanë me lëndë kimike.
Për pasojë, dy ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, raporton albeu.com/
Gjithashtu bëhet me dije se në çantën e njërit prej këtyre personave janë gjetur mjete që përdorin agjentët, si aparatë, harta e mikroçipa./albeu.com/