Nuk është hera e parë që një politikan shpërthen në mallkime ndaj votuesve të cilët nuk u kanë dhënë votën.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, ka mallkuar të gjithë ata që i kanë premtuar votën dhe nuk ia kanë dhënë atë.
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.
Ndërkohë, ai e ka edituar postimin, duke hequr nga “mallkimi” i tij, kancerin dhe sidën.
“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19′, ka shkruar Morina herën e dytë.