Profesori dhe eksperti i kriminalistikës , Ervin Karamuço, me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar Policinë e Shtetit që të bëjë kujdes, pasi krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës tashmë po përdorin teknika të reja kriminale për të dërguar mesazhe të koduara.
Karamuço thekson se së fundmi platforma Netflix po përdoret nga ana e grupeve keqbërëse si mundësi komunikimi.
Sipas tij kriminelë nga Tirana, Holanda dhe Ekuadori me anë të platformës Netflix mund t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrin për të bërë pazaret e drogës në fshehtësi pa u dalluar nga policia.
Postimi i Karamuços:
Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare./albeu.com