Referuar një sondazhi të KOF (Qendrës së Kërkimeve Ekonomike), thuhet se pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 2.2% vitin e ardhshëm.
Ndërkohë që kjo shumë do të ishte rritja më e madhe në 22 vjet.
Ekspertët ekonomikë thonë se kjo rritje nuk do të kompensojë plotësisht inflacionin.
Ky sondazh u transmetua në “NZZ am Sonntag”, ku thuhet se pritet një rritje mesatare e pagave prej 2.2% në vitin 2023.
Nga ana tjetër, gazeta shkruan se UBS në parashikimet e saj tregon se inflacioni për gjithë vitin 2022 do të jetë në të vërtetë 3.1%./albinfo.ch