Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “1 Maji”.
Sipas burimeve bëhet e ditur se i plagosuri është, Admir Bejo.
Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Reagimi i Policisë:
Kuçovë/- Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com/