Andre Silva është duke kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij: 26 gola dhe 9 asiste në 31 ndeshje. Sulmuesi portugez është një nga arsyet kryesore pse Frankfurti ka pasur rezultate pozitive. Sigurisht që ai dëshiron të hedhë një hap tjetër në karrierën e tij për të luajtur në një skuadër të madhe.
Pas tij janë skuadra si Atletiko, Dortmundi dhe Junajtid. Sipas gazetës “Bild”, edhe Reali i Madridit është futur në listën e skuadrave që kanë shfaqur interes për Andre Silvën. Gazeta gjermane thotë se mund të ndodhë një shkëmbim mes tij dhe Luka Joviçit, i cili është i huazuar nga Reali drejt Frankfurti.
Serbi ka kontratë deri në vitin 2025, por nuk është pjesë e planeve të Zidanit. Reali mendon ta transferojë Silvën për 40 milionë euro dhe të shesë Joviçin për 20. Kjo do të thotë që ky operacion do të ishte 20 milionë euro.