Ministrja Spiropali ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit ku PS fitoi bindshëm me 74 mandat e ndjekur nga PD me 59 mandate dhe LSI me 4 mandate.
Gjatë një interviste në Zonë e Lirë, Spiropali deklaroi se ai që humbi më së shumti nga këto zgjedhje është Presidenti Ilir Meta.
“Janë 20 raste sot për krime elektorale në SPAK që po hetohen dhe le të hetohen të gjitha, patjetër. Koka e Bashës duhet të mendojë me kokën e vet dhe ka rastin që të provojë që është lideri i PD-së.
Monika hyri e mundur në këtë betejë dhe i munduri më i madh është presidenti Ilir Meta, ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar”, tha Spiropali. /albeu.com/