Tentoi të mbysë gruan në shatërvan, momenti kur kalimtarët futen për ta ndaluar dhe përfundojnë në grushta (VIDEO)

Një ngjarje ka ndodhur në një shatërvan në Valencia të Spanjës, ku një burrë ka tentuar të mbysë gruan e tij.

Fillimisht çifti ka hyrë duke u freskuar në shatërvan por më pas situata ka agravuar në momentin kur ata i dhanë telefonin një turisti për t’ju bërë foto ku ky i funit jua ka marrë telefonin dhe është zhdukur.

Si pasojë 52-vjeçari ia hodhi fajin partneres dhe e kapi prej flokësh dhe jo vetëm kaq pasi ai ka tentuar edhe ta mbysë duke i futur kokën në ujë.

Menjëherë, disa kalimtarë janë afruar për ta qetësuar burrin dhe i kërkonin ta linin. Madje, njëri prej tyre e ka goditur që ta lëshonte. Pas disa minutash, ai largohet nga gruaja, e cila ishte në gjendje tepër të rënduar./albeu.com


Shtuar 12.08.2022 12:16