Trupi i 14-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Seman ende nuk është gjetur, teksa kërkimet kanë filluar që prej paradites së djeshme.
Pargjatë natës, familjarët e të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin, por deri më tani nuk kanë mundur dot.
Mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur edhe forcat speciale të RENEA-s dhe polumbarët që po vazhdojnë kërkimet.
Dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrur grepat dhe më pas ka ngecur në lum./albeu.com