U nis pak ditë më parë nga Ukraina, anija me 6 mijë ton grurë mbërrin në Durrës

Anija e cila u nis pak ditë më parë nga Ukrainë me 6 mijë ton grurë ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër  depo për shkak të luftës.

Të lidhura

None found

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin./albeu.com