Ngjarja e rëndë në Maliq, flet vëllai i autorit: Me vjen turp, ata kanë qenë miq

Një sherr banal mbrëmjen e djeshme në Maliq ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur.

Viktima është identifikuar si Nesti Sotiri rreth 60 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga shtetasi Velo Azisllari, I cili po ashtu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Për mediat ka folur dhe  vëllai  autorit i cili është shprehur i tronditur për ngjarjen. Ai kishte ardhur me pushime dhe më vëllain ishte takuar vetëm një herë.

“Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, thotë ai./albeu.com