DETAJE/ Kishin konflikte prej kohësh, si ndodhi vrasja në Maliq

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Maliq, ku një person u vra me thikë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrëmbec, ku viktima Nesti Kusari dhe autori Velo Hazisllari janë konflikuar me thika

Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Fqinjët kanë pasur mes tyre ka pasur konflikte të vjetra.

Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës, ku është arrestuar nga policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.08.2022 22:28