Ibrahimovic bëhet viral me rolin e tij të ri si “bodyguard” i personazhit të njohur (VIDEO)

Aktualisht Zlatan Ibrahimovic  nuk po aktivizohet në fushën e lojës me Milanin pasi vjen nga një operacion dhe këtë kohë të lirë, po e shfrytëzon të bëjë shakat e tija që e karakterizojnë.

Sulmuesi suedez i milanit, i cili është mik me influencuesin e njohur të rrjeteve sociale, Khaby Lame, ka bërë rolin e “rojes” me një video të postuar në rrjetet sociale.

Zlatan u hoq si një bodyguard personal i Khaby Lame. Në video supozohet se një person nga një makinë tjetër paralele po kërcënonte Lame dhe kështu ai thirri Ibrahimovic-in për ta mbrojtur. Suedezi shfaqet i veshur me të zeza dhe del përpara për ta mbrojtur influencuesin.

Në përshkrimin e videos thuhet “ Mos u ngatërro me ne”. Kjo video është bërë menjëherë virale duke marrë rreth 3 milionë like dhe 36 mijë komente në Instagram./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khaby Lame (@khaby00)


Shtuar 6.08.2022 11:20