Bernard Berisha reagon për foton me Kadyrov: E bëra pasi vazhdova kontratën, nuk i përkas politikës

Bernard Berisha ka folur në lidhje me foton që u publikua disa orë më parë me liderin çeçen, Kadyrov.

Anësori nga Kosova, në profilin e tij privat në Facebook, u pa krahas tij.

Me t’u shpërndarë fotoja, ish-lojtari i Skënderbeut reagoi për të sqaruar kontekstin e fotos.

Ai tha se është bërë pas vazhdimit të kontratës dhe se nuk është i përfshirë në politikë.

Gjithashtu tha se e respekton të parin e klubit të tij, e që është pikërisht lideri famëkeq çeçen.

Më poshtë gjeni reagimin e tij në njërin prej mediumeve që publikoi lajmin.


Shtuar 5.08.2022 14:45