Nëse Pique nuk pranon ulje të pagës, Barça nuk mund t’i regjistrojë lojtarët e blerë

Barcelona, përkundër një merkatoje të mirë, është duke hasur në probleme serioze.

Është çështja e regjistrimit të lojtarëve ajo që po i preokupon tej mase katalunasit, të cilët rrezikojnë jo pak në rast se nuk ndërmerret ndonjë hap konkret për tejkalimin e kësaj situate.

Që lojtarë si Lewandowski, Kounde, Raphinha, Kessie e Christiensen të mund të regjistrohen duhet që të bëhet ulje e rrogave.

Është pikërisht Gerrard Pique të cilit i është kërkuar diçka e tillë, por që ka refuzuar.

Tentativat për ta bindur atë janë duke vazhduar akoma, derisa të arrihet një marrëveshje.


Shtuar 5.08.2022 09:58