Lojtarët e Premier League nuk do të gjunjëzohen më përpara çdo ndeshjeje, por do ta bëjnë këtë në momente të rëndësishme gjatë sezonit të ardhshëm.
Gjesti, i cili filloi në qershor 2020 për të treguar mbështetjen për fushatën “Black Lives Matter”, tani do të përdoret më me “kursim” për të përforcuar mesazhin se racizmi nuk ka vend në futboll apo në shoqëri.
Kapitenët e Premier League ranë dakord që skuadrat do të gjunjëzohen përpara raundit hapës të ndeshjeve të kësaj fundjave, për ndeshjet e dedikuara në tetor dhe mars, në Boxing Day, raundin e fundit të sezonit dhe FA Cup dhe Kupën e Ligës.
Kapitenët e Premier League, të cilët u takuan javën e kaluar, thanë në një deklaratë të përbashkët: “Ne kemi vendosur të zgjedhim momente të rëndësishme për t’u gjunjëzuar gjatë sezonit për të theksuar unitetin tonë kundër të gjitha formave të racizmit dhe duke bërë kështu ne vazhdojmë të tregojmë solidaritet për një kauzë të përbashkët.”/ h.ll/albeu.com