Vrasja e 7-vjeçares nga skafi, gazetarja Lala: U harrua Klodian Rasha, ndaj ndodhin tragjedia si ajo e Himarës

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me tragjedinë në himarë, ku një punonjës i Policisë, Arjan Tase, ka përplasur për vdekje me skaf një vajzë 7-vjeçare në plazhin e Potamit, në Himarë.

Klodiana Lala ka deklaruar se harrimi i ngjarjeve të rënda si ajo e vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdari, bëjnë që të ndodhin tragjedi të tjera si kjo e Potamit.

Më tej në postim shkruan se mundet as të përqafojë vajzën e saj, sepse i duket sikur po bën padrejtësi ndaj prindërve të vogëlushes së ndjerë.

Postimi i Klodiana Lalës:

Klodian Rasha u vra me plumb pas shpine nga nje punonjes policie.

U harrua vrasja e Klodianit e ndaj ndodhin te tjera tragjedi, si ajo e Potamit, e serish autori eshte me uniforme.

Jam ne lot nga ngjarja e Himares.

As vajzat spo mundem ti perqafoj, sepse me ngjan se tregohem e padrejte me prinderit e 7-vjecares.

Pusho e qete dritedielli!

Pushtetaret nderkohe duhet te japin llogari./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 15:02