“Turp t’ju vijë, fundërrina”, Dafina Zeqiri reagon ashpër pas akuzave për blerje klikimesh

Shpeshherë këngëtarët shqiptarë janë akuzuar për blerje klikimesh. Nuk kanë munguar as thumbat për njëri-tjetrin. I fundit ishte Noizy, i cili akuzoi Taynën, Butrint Imerin dhe Mozzik për blerje klikimesh për hitin “Pare”, e cila u publikua në një ditë me këngën që solli me Loredanën.

Së fundmi, me një akuzë të tillë është përballur dhe Dafina Zeqiri. Këngëtarja ka publikuar një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”, të cilit ajo i është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, i shkruan Dafina.

Krahas bisedës, Dafina ka shtuar më tej: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.


Shtuar 3.08.2022 09:59