Hakerat sulmojnë postën elektronike të Ramës, dalin e-mailet që ka marrë kreu i Qeverisë

Një grupim i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar emaile që ndodhen në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama.

Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.

5 ditë më parë është bllokuar dhe ka dalë jahstë funksionit edhe Faqja zyrtare qeveritare ku publikohen vendimet e qeverisë dhe administratës për shkak të sulmit kibernetik të 11 ditëve më parë, që goditi serverat e E-Albania.

Kjo sjell një mungesë totale transparence të punës së qeverisë e cila e ka detyrim ligjor publikimin e vendimeve dhe projekt-ligjeve të prodhuara në mbledhjen e këshillit të ministrave.

 

Një ditë më parë në këtë faqe lexuesit u pyetën nëse ishin të interesuar të publikoheshin email-et e kryeministrit apo të ministrave./albeu.com

 

 


Shtuar 2.08.2022 15:11