Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë vendin për zgjedhjet e mbajtura më 25 Prill ku fitoi me 74 mandate kryeministri Edi Rama duke siguruar mandatin e tretë në Shqipëri.
Ndërkohë që lista e votave përditësohet minutë pas minuti deri në përfundim të numërimit, zbuloni kush janë deri më tani politikanet më të votuara në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Deri në këto momente, listën e më të votuarëve në vend, e kryeson ministrja Belinda Balluku, në vend të pestë me 13 943 vota.
Balluku është ndjekur nga Aurora Mara, ish-deputetja e LSI e cila kandidoi për PS në qarkun Dibër dhe ka marrë plot 9367 vota.
E treta në listë është demokratja Grida Duma e cila deri më tani shënon 8179 vota duke lënë pas ministret e Ramës si Manastirliu dhe Spiropali.

Lista e politikaneve më të votuara është:
- 5/ Belinda Balluku 13 943 vota
- 20/ Aurora Mara 9 367 vota
- 23/ Grida Duma 8179 vota
- 24 /Ogerta Manastirliu 8004 vota
- 29/ Elisa Spiropali 7485 vota /albeu.com/
