Ditën e sotme është përkujtguar 100 vjetori i Kongresit historik të Lushnjes (21-31 janar 1920 – 21 janar 2020).
Gjatë ceremonisë në Lushnje, në shtëpinë Muze ka marrë pjesë edhe Princ Leka bashkë me bashkëshorten e tij.
Ajo që ka tërhequr vëmëndjen e të ftuarëve dhe medias, ka qënë dora e djathtë e fashuar e princit Leka, trashëgimtarit të Mbretërisë. Rikujtojmë se pak javë më parë, Princ Leka u operua pas një aksidenti, detajet e të cilit nuk u mësuan për mediat.
“Sot përkujtojmë 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Në Republikën e parë Shqiptare dhe më pas në periudhën e Mbretërisë, Kongresi i Lushnjes ishte feste Kombëtare. Pas Pavarësisë së shtetit më 1912, ky kongres siguroi insitucionalizimin dhe parlamentarizimin e shtetit!
Kongresi i Lushnjes jetësoi pavarësinë!
Mbreti Zog luajti një rol thelbësor në jetësimin e Kongresit.
Më 21 Janar 1920, si sot para 100 vitesh, Ahmet Zogu vinte në Kongresin e Lushnjes si përfaqësues i krahinave të Matit, Dibrës dhe Mirditës.
Në ato ditë të trazuara ku Shqipëria luftonte për ekzistencën e saj të brishtë, Mbreti Zog, shoqëruar nga qindra luftëtarë të tij, siguroi mbrojtjen dhe zhvillimin e punimeve të Kongresit.
Ndjej shumë krenari sot teksa përkujtojmë punën kolosale të gjithë këtyre patriotëve e burra shteti, të cilët mbrojtën Pavarësinë e Shqipërisë sonë!”- shkruan Princ Leka në Facebook. /albeu.com/