Olympiacos nis kontaktet me Levanten për Enis Bardhin

Lojtari nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është vënë në shënjestër të Olympiacos sipas raportimeve të mediave spanjolle.

Mesfushori 27-vjeçar i Levantes, i cili luajti 32 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, është nën kontratë deri në vitin 2024, por sipas raportit, bisedimet kanë filluar për një lëvizje te skuadra e Pireut.

Transferimi mund të realizohet për 3 milionë euro. Bardhi është një lojtar kyç i Levantes dhe në total me ngjyrat e skuadrës spanjolle ka luajtur 162 ndeshje, në të cilat ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 15 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 17:18