Në gjurmët e Talo Çelës? Policia aksion blic në Tiranë për kapjen e të shumëkërkuarit

Një aksion blic po zhvillohet në Tiranë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aksioni ka nisur pasi policia ka pasur informacione se në një zonë në periferi të Tiranës fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.

Deri më tani nuk ka persona të ndaluar dhe të shoqëruar, teksa operacioni vijon ende.

RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej disa muajsh, ushtrojnë kontrolle të shumta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.

Ai u kthye në një person të shumëkërkuar pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, ku Çela dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa krime monstruoze.


Shtuar 26.07.2022 22:13