Jose Luis Palomino doli pozitiv nga një kontroll i papritur për doping dhe u pezullua menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Anti-Doping si masë paraprake.
Mbrojtësi i Atalantës dështoi në një test të kryer nga Nado Italia gjatë stërvitjes së lojtarëve të bergamos.
Substanca e ndaluar, sipas asaj që mëson “Ansa”, është nandrolone, një steroid anabolik që rrjedh nga testosteroni./ h.ll/albeu.com