Presidenti i ri, Bajram Begaj ka hapur një profil të ri në Instagram.
Deri më tani Begaj numëron 200 ndjekës në Instagram, ndërsa profili i tij është hapur para 20 orëve.
Në postimin e tij të fundit Begaj ka publikuar një foto, krahas së cilës pyet qytetarët se çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë.
Faqja thuhet se menaxhohet nga familjarë por ende kreu i ri i shtetit nuk ka verifikuar zyrtarisht adresat e tij të sakta në rrjetet sociale./albeu.com/