Policia e Matit ka sekuestruar një sasi kanabisi në fshatin Stojan, njësia Baz të Matit dhe ka arresuat katër persona.
Mësohet se janë sekuestruar 7kg kanabis e përgatitur për treg të cilat i kishin ndarë në qese.
Po ashtu në një banesë tjetër të braktisur kanë sekuestruar 300 rrënjë kanabis që i kishin vendosur për tharje po në këtë fshat.
Janë arrestuar 4 persona nga policia e Matit, një person tjetër e kishin lënë të lirë pasi ishte i mitur, dhe po një person tjetër e kanë shpallur në kërkim.
Në operacion ka qenë dhe Kryeprokurori i Matit Abaz Muça. Sipas prokurorit këta persona kanë qenë në vëzhgim prej disa muajsh.