Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka nxitur reagimin e të gjithëve. Nuk ka munguar komenti i Tritan Shehut, i cili kandidonte në listën e PD në qarkun e Gjirokastrës.
Mes tyre duket se i jep “shuplakë” aleatëve duke thënë se humbën për shkak të mungesës së strategjive të aleateve për format e bashkëpunimit, gjë që është shoqëruar me rezultatet larg pritshmërive.
Shkrimi i plotë
Ju falenderoj te gjitheve, ishit te mrekullueshem!
Qarku i Gjirokastres mbylli para pak te gjithe procesin zgjedhor.
Desheroj te falenderoj te gjitha strukturat e PD, banoret me vlera te vecanta te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit.
Falenderime te vecanta Forumit te mrekullueshem rinor si dhe LDG te degeve tona.
Desheroj te falenderoj ata qe votuan kete here per PD, te zhgenjyer nga mbeshtetja qe dikur i kishin dhene kesaj “Rilindje”.
Te gjitha keto bene te mundur qe ne keto zgjedhje ne te rritemi si mbeshtetje ne Qark nga 24,41% ne 30,61%, ne Qytete e fshatra, si perqindje apo ne numer absolut, pavaresisht renies se ndjeshme te numrit te votuesve nga eksodi, qe po ndodh prej varferise, pa punesise, denigrimit te thelle te ketij rregjimi autokratik.
Faleminderit shume gjithashtu per mbeshtetjen e besimin qe treguat ndaj meje ne te gjithe kete fushate te denje per qytetarine, vlerat dhe emancipimin tuaj.
Pavaresisht se ne nuk arritem si opozite ketu objektivin tone jo per faj te PD, numrat e arritura nga forca jone politike jane ne lartesine e duhur, vecanerisht kjo perballe:
—Uljes se madhe te numrit te banoreve.
—Presionit e represionit mbi administraten nga rregjimi gjate te gjithe kesaj fushate e deri ne procesin e votimit, veprime keto te bazuara mbi nje strategji anti demokratike, te perpunuar e kthyer ne sistem.
—Fenomenit te gjere te blerjes se votave, apo te shkembimit te tyre me vende pune fiktive, subvencione, favore te tjera te paligjeshme etj.
—Premtimeve kriminale per lejimin e kultivimit te kanabisit.
—Mungeses se strategjive adeguate te aleateve tane per format e bashkepunimit e shoqeruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmerive.
Te tilla faktore jane shume, por pavaresisht nga keto ne qendruam.
Faleminderit perseri duke ju premtuar se do te jem gjithmone me ju e prane jush!